✅Tentoi të hynte në RSh, nëpërmjet PKK Bllatë, ndërkohë që ishte i dënuar në RMV, për plagosje, ndalohet 28-vjeçari.
✅Gjithashtu në hyrje, në PKK Morinë, sekuestrohen 26 000 euro që nuk i deklaroi një 33-vjeçar, i cili u procedua penalisht.
Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës:
-në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje. Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit;
-në PKK Morinë, kryen kontrolle në hyrje të RSh-së, ndaj shtetasit kosovar, V. R., 33 vjeç. Nga kontrolli, në çantën e dorës iu gjetën 26 000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 33-vjeçarin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.