DVKM Kukës
I dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, nga autoritetet holandeze, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në tentativë për të hyrë në Shqipëri, 34-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:
-F. A., 34 vjeç, banues në Kosovë.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.
