DVKM Korçë – Procedohen penalisht 2 shtetas, për paligjshmëri kufitare

DVKM Korçë

Vijoi lëvizjen drejt Greqisë, në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë, për bllokim të automjetit që drejtonte pa leje qarkullimi, kapet dhe procedohet penalisht 34-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje të RSh-së, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e PKK Kapshticë kanë evidentuar se shtetasi K. Sh., 36 vjeç, banues në Larisa, Greqi, drejtonte automjetin në dalje të RSh-së, i papajisur me leje qarkullimi.

Për këtë arsye shërbimet kanë ndaluar daljen e 36-vjeçarit, jashtë shtetit, si dhe kanë filluar veprimet procedurale për bllokimin e automjetit që drejtonte ai.
36-vjeçari nuk i është bindur këtyre urdhrave, por ka vijuar lëvizjen me automjet, drejt territorit grek. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe kanë mundësuar ndalimin e këtij shtetasi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Veprimet e mëtejshme për këtë rast do të kryen nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, të cilët bllokuan automjetin që 36-vjeçari drejtonte, pa leje qarkullimi.

-Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasin F. B., 39 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.