Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Procedohen penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” për shtetasit:
-G. H., 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër;
-O. L., 37 vjeç, banues në Pogradec.
Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Goricë-Korçë”, pranë vendit të quajtur “Qafa e Zvezdës”, duke lëvizur me automjetet e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjetet në pjesën e bagazheve, iu është konstatuar sasi peshku (i llojit krap) pa lejen përkatëse, jashtë kushteve higjeno sanitare, pa certifikatën veterinare/shëndetësore dhe pa faturë blerjeje. Sasia e peshkut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasit:
-F. N., 48 vjeç, banues në Korçë;
-V. N., 50 vjeç, banues në fshatin Këçirë, Pukë dhe
-E. T., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.
Këta shtetas dyshohet se kanë kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
