DVKM Korçë/Procedohen penalisht 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-P. K., 60 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, gjatë kontrollit të ushtruar automjetit që ky shtetas drejtonte, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mallra të ndryshme dhe pjesë për automjete, të dyshuara si të kontrabanduara, për të cilat 60-vjeçari nuk dispononte faturë tatimore.

-Q. D., 31 vjeç, banues në fshatin Feras, Divjakë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.