Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.
-Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë në dalje të RSH, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaluan shtetasin në kërkim:
G. S., 57 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kondrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
-Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Tushemisht, në hyrje të RSH, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
I. G., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë verifikimit në sistem, ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Vlorë, ku pas konsultimit me Prokurorin 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Peshkimi i ndaluar” për shtetasin:
Y. J., 50 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec.
Ky shtetas u kap nga strukturat e mësipërme në bregun e liqenit, në afërsi të fshatit Udënisht, Pogradec, me një sasi prej 22.35 kg peshk i llojit Koran, të cilin dyshohet se e ka peshkuar në liqenin e Ohrit, Pogradec, në periudhën që peshkimi i këtij lloji peshku, është i ndaluar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 22.35 kg peshk i llojit koran, 1 varkë metalike dhe 1 mjet peshkimi i gjatë 150 m.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
-Gjithashtu nga shërbimet e DVKM Korçë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll dhe Dvoran, Korçë, u kapën 13 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.
