Durrës/Zbulohet një lokal në lagjen nr. 11 , i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga pronari i lokalit, si dhe procedohen 3 shtetas që u kapën në flagrancë, në ambientet e subjektit, duke vënë baste sportive, me celularë.
Sekuestrohen 4 celularë
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në një lokal në lagjen nr. 11, ku dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 38 vjeç, banues në Durrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 54 vjeç, D. Z., 47 vjeç dhe M. T., 44 vjeç të tre banues në Durrës.
Në lokalin e 38-vjeçarit, 3 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

