Durrës – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Një tjetër person i kërkuar për prodhim të narkotikëve vihet në pranga.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin :
-Shpëtim Kajmaku,42 vjeç, banues në lagjen Nr.17 Durrës.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2017 e ka dënuar me 3 vjet e 17 ditë burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2016, në aksin rrugor Fushë Dac- Kepi i Rodonit, pas kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në mjetin e tij tip Furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 324 fidanë të dyshuara Canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.