Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Posedonte në banesë, një sasi cannabisi, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Sekuestrohen rreth 112 gramë cannabis sativa, 1 makineri dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për presimin e lëndës narkotike.
Në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. R.
Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 112 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 makineri dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për presimin e lëndës narkotike.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 53 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.