Operacioni, për parandalimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
U kap në flagrancë, në lokalin që kishte në pronësi, duke vënë baste sportive, me celular, vihet në pranga 41-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:
-A. C., 41 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin e në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.