Durrës
Vijojnë fushatat sensibilizuese në institucionet arsimore të qarkut.
Aktiviteti i radhës u zhvillua në shkollën artistike “Jan Kukuzeli”.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për formimin qytetar të të rinjve, duke u fokusuar në:
•Edukimin e nxënësve mbi barazinë gjinore, si një vlerë themelore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim;
•Promocionin e Akademisë së Sigurisë, duke informuar nxënësit mbi mundësitë e studimit, kriteret e aplikimit dhe përfitimet që ofron ky institucion për të rinjtë që synojnë një karrierë në radhët e Policisë së Shtetit.
Gjatë takimit pati një bashkëbisedim të hapur nga ana e nxënësve, duke reflektuar angazhimin e tyre për të qenë qytetar të ndërgjegjshëm dhe aktivë në komunitet.
Gjithashtu, në këtë takim, nxënësit treguan interes të lartë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Takime të tilla do të zhvillohen dhe në shkolla të tjera të qarkut.



