Durrës
Vijojnë fushatat sensibilizuese dhe informuese në institucionet arsimore të qarkut.
Takimet e radhës u zhvilluan në shkollat “Beqir Çela” dhe “Vinçens Prendushi”.
Gjatë takimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për formimin qytetar të të rinjve.
Nxënësit u njohën me materiale ndërgjegjësuese për efektet negative që shkakton përdorimi i duhanit, alkoolit dhe substancat narkotike.
Gjatë takimeve, u përcollen këto mesazhe:
-Duhani nuk të rrit më shpejt, të plak me shpejt!
-Alkooli nuk jep zgjidhjen, por krijon problemet!
-Droga vret gëzimin, shpresën, mendjen dhe trupin!
Gjithashtu, gjatë takimeve, u promovua sistemi arsimor i Akademisë së Sigurisë, duke informuar nxënësit mbi mundësitë e studimit, kriteret e aplikimit dhe përfitimet që ofron ky institucion për të rinjtë që synojnë një karrierë në radhët e Policisë së Shtetit.
Gjatë takimit pati një bashkëbisedim të hapur nga ana e nxënësve, duke reflektuar angazhimin e tyre për të qenë qytetar të ndërgjegjshëm dhe aktivë në komunitet. Maturantët treguan interes të lartë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.
Takime të tilla do të zhvillohen dhe në shkolla të tjera të qarkut.


