Durrës – Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, procedohet në gjëndje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit R. S., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse, shtetases F. L.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases Xh. B., me pretendimin se do ta ndihmonte për t’u pajisur me leje qëndrimi në shtetin gjerman.

Më datë 24.06.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetësja A. D., se me datë 18.06.2022, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi E. D. dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.