Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-E. D., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi pas denoncimit të ardhur në Komisariatin Dixhital, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll dhe si rezultat i gjetën dhe i sekuestruan 39-vjeçarit, 9 aparate celulare, të cilët i shiste në rrugë, pa fatura blerjeje;
-A. L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 17 aparate celulare, pa fatura blerjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit E. B., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. N.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, gjetën në zgavrën e një peme, një armë zjarri pushkë dhe një sasi fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.