Durrës – Vihet në pranga 1 shtetas, për vjedhje

Durrës

Vidhte në mënyrë të përsëritur, bateritë e automjeteve të shtetasve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra nga shtetas të ndryshëm, për 5 raste vjedhjesh, kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të tyre, shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës.

30-vjeçari, gjatë 4 muajve të fundit, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, dyshohet se ka vjedhur bateritë e automjeteve të 5 shtetasve të ndryshëm.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.