Durrës
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin L. T., 25 vjeç, banues në Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.