Durrës – Vihet në pranga 1 shtetas

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, dhënë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin V. I., 56 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, për një vrasje të dyfishtë, të kryer në Durrës, në vitin 1999. Ky shtetas aktualisht vuan dënimin në IEVP Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 34 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka vjedhur një gjenerator në pronësi të një banke në qytetin e Kavajës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.