Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. F., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një mobileri në Fllakë, Durrës, pasi gjatë kohës që ka qenë duke punuar pa respektuar masat e sigurimit teknik, në këtë mobileri, është dëmtuar në dorë shtetasi Y. A., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fatmir Koçi, 48 vjeç, banues në Krujë, pasi nga dënimi prej 4 vitesh burgim që i caktuar Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, për veprën penelë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kanë mbetur për të kryer edhe 9 muaj burgim.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. N., 39 vjeç dhe E. N., 53 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi;
A. S., 33 vjeç, banues në Kënetë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.