Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në lagjen nr.15 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim E. T., 19 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 10.05.2022, ka lëshuar urdhër ndalimi në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. J., 38 vjeç, banues në Kërtushaj, Durrës, pasi ka kallëzuar xhaxhai i tij, shtetasi B. J., 65 vjeç, se 38-vjeçari e ka goditur, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Gjithashtu, shtetasi B. J. ka goditur edhe punonjësin e Policisë, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.