Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. I., 29 vjeç, banues në Kosovë dhe u procedua penalisht shtetasja D. E., 20 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, shtetasi L. I., ka ndihmuar 20-vjeçaren, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 27 vjeç, banues në Turqi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin Sh. P., 50 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtrtasin A. R., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.