Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh dhe u procedua penalisht shtetasi F. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronin, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 grirëse lënde narkotike, nje sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një dorezë metalike.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi V. Xh., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.