Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë në mënyrë të kundërligjshme, jashtë kufirit të Shqipërisë, shtetasen M. V., 27 vjeçe, duke e fshehur në kabinën e kamionit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja M. V., për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:
K. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen J. T., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
B. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Armathë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi;
E. R., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—
Shtetasja N. H., banuese në Fushë Krujë, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi F. H., i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.