Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 36 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar një punonjës policie, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës;

M. Z., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

A. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

S. P., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme
“Shqiponja”, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.