Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. G., 31 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. Q.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
A. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aramaras, Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. V., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur, për shkak të detyrës, shtetasen K. I., punonjëse e Shërbimeve të Hekurudhës Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”, për shtetasit I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet.
—
Shtetasja L. V., banuese në Durrës, ka kallëzuar se djali i saj i mitur, shtetasi F. V., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.