Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin J. Q., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim B. H., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se më datë 20.08.2022, ka vjedhur në banesën e shtetasit M. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.