Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Kultivuan bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre, vihet në pranga 75-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 75 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe referuan materialet në Prokurori e u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 45 vjeç (djali i 75-vjeçarit), pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në oborrin e banesës së këtyre shtetasve, u gjetën dhe u asgjësuan bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e 45-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me leje qëndrimi greke, të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.