Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i administrimit të menjëheshëm të kallëzimeve të marra për 2 raste vjedhjesh, kanë vënë në pranga shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi gjatë 2 muajve të fundit, iu ka vjedhur biçikletat, 2 shtetasve të ndryshëm. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 39-vjeçari.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi O. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Në Komisariatin e Policisë Krujë, ka kallëzuar shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Derven, Krujë, se më datë 30.03.2023, është larguar nga banesa, motra e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.