Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Shkozet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 45-vjeçar.

Po këta specialistë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim M. J., 28 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.