Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.