Durrës/Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.
U kapën në flagrancë në afërsi të portit të Durrësit, me doza kanabisi, gati për shitje, dhe një mjet prerës (thikë), vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë).
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vunë në pranga shtetasit:
L. Sh., 23 vjeç dhe S. R., 25 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në afërsi të portit të Durrësit, një automjet me të cilin qarkullonin shtetasit S. R. dhe L. Sh. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë).
Dozat e kanabisit dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.