Durrës – Shërbimet e Policisë gjejnë dhe i dorëzojnë një shtetasi, portofolin që i kishte humbur

Durrës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës gjejnë dhe i dorëzojnë një shtetasi, portofolin që i kishte humbur në rrugë.

Shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen nr. 4 Durrës, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe dokumente identifikimi të një shtetasi.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin, në Komisariatin e Policisë, dhe pas verifikimeve të kryera është kontaktuar me shtetasin të cilit i kishte humbur portofoli.

Ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.