Durrës/Promovohet sistemi arsimor policor

Durrës

Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla të DVP Durrës, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime me maturantët në gjimnazet “16 Shtatori” dhe “Jusuf Hoti”, me qëllim promovimin e sistemit arsimor policor.

Maturantët u njohën me të gjithë materialin e promovimit, historikun, misionin e Akademisë së Sigurisë, vizionin, vlerat ku mbështetet zhvillimi i institucionit, organizimin strukturor, programet e studimit, ecurinë në karrierë, avantazhet e programeve arsimore që ofrohen në Akademinë e Sigurisë, infrakstrukturën dhe mënyrën e aplikimit.

Në këto takime, maturantët treguan interes të lartë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Takime të tilla do të zhvillohen dhe në shkolla të tjera të qarkut.