Sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se ka përdorur autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 35 vjeç, i cili ditën e sotme, rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas plagosjes, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, por falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur kapja e tij. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën shtetasi A. Z. dyshohet se ka plagosur shtetasin A. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.