Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vigjilje të 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit dhe në kuadër të javës “Dyer të hapura për qytetarët”, ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u vizituan gjatë ditës së sotme, nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, të shoqëruar nga mësues të shkollës.
Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me strukturat dhe sektorët kryesorë të Policisë, si Zyra e Shërbimit për Qytetarët, Laboratori Kriminalistik dhe Salla e Komandimit, ku patën mundësinë të shihnin konkretisht mënyrën e funksionimit të tyre, si dhe angazhimin e punonjësve të Policisë, në shërbim të qytetarëve.
Nxënësit drejtuan një sërë pyetjesh lidhur me detyrat dhe funksionet e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, ata u njohën me një historik të shkurtër të Policisë së Shtetit, në kuadër të 113-vjetorit të krijimit të saj, si dhe me disa nga rezultatet e arritura gjatë këtyre viteve, në luftë kundër fenomeneve kriminale.
Drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës falënderuan nxënësit dhe stafin e shkollës për vizitën, si dhe për lirshmërinë e treguar nëpërmjet pyetjeve.
Nxënësit falënderuan punonjësit e Policisë për shërbimin që marrin çdo ditë, pranë shkollave, në rrugë, në lagje dhe kudo tjetër.
#113vjetPoliciaeShtetit
#DyerteHapuraPërQytetarët ♂️♀️
#PoliciMikpritëse ✅
