Durrës – Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.