Durrës – Ndalohet një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Arrestohet dhe një 31 vjeçar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ndaluan shtetasin :

R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në tetor 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”
_

Shërbimet e Policisë Rrugore në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

I.N., 31 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.