Durrës – Kanosi me fjalë një shtetas, më pas u largua duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, vihet në pranga 31-vjeçari

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në lagjen nr.6 Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë punonjësin e një lokali dhe është larguar prej aty me automjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjëndje të dehur.

Më datë 10.06.2022, kallëzon shtetasi G. B., se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja L. B. dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.