Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Shkon 31 numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim, për këtë veprimtari kriminale.
Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në rrugën “Martin Camaj”, automjetit me drejtues shtetasin D. L., 40 vjeç, banues në Fier, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
