Durrës, goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta

Durrës

Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “Sukthi”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga një 40 vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla.

Sekuestrohen 18.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sukthi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A.H., 40 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.