Zbardhjen 8 raste të vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës.
Vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stacioni”, duke bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës.
Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i një sërë vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qytetin e Durrësit dhe konkretisht:
Më datë 11.09.2019, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e shtetasit A. H.
Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit Q. T.
Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. Ll.
Më datë 04.10.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit S. B.
Më datë 06.10.2019, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë.
Më datë 28.07.2019, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit A. C.
Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. V.
Po ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.
Vijon puna për dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.