Durrës
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar ” Sixteen”
Kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës në doza në një lagje të qytetit të Durrësit, arrestohet në flagrancë një shtetas procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Sekuestrohet lënda narkotike e dyshuar kanabis.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar ” Sixteen”, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.