Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Vodhi 1 automjet në Portin e Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, shtetas çek.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 Tiranë, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e autorit të vjedhjes së një automjeti, në Portin e Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perimetri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 34 vjeç, banues në Çeki, i cili dyshohet se më datë 13.07.2025, në Portin e Durrësit, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.