Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim specialistet e Hetimit Doganor.
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë.
Vihet në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.
Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës u finalizua operacioni policor i koduar “Ndihmat”, në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Gjatë operacionit u arrestua shtetasja:
A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Fnanciar, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit Doganor në Degën e Doganës Durrës, kanë ndaluar për kontroll një automjet brenda të cilit ndodheshin nje sasi medikamentesh mjekesore të ngarkuara në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqiperi, me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasve A. B.dhe A. P., si te dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Shpërdorim detyre”.