Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në Gjermani, pasi në lagjen nr.1, Durrës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar urdhër-ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.13 Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.