Durrës – Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim. Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 2 organizatorët

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 2 organizatorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

A. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

B. T., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 01.12.2020, ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.