Durrës – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër

Shërbimet e Policisë Durrës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe konstatimin e shtetasve që lëvizin në kundërshtim me ligjin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një mjet në Tiranë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

U procedua penalisht shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.