Durrës – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. L., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në banesën e shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 21 vjeç, banues në Vorë, pasi në Shijak, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki” është përplasur me një motor tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin I. Xh., 68 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i motorit, shtetasi I. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi E. K., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi”, shtetasit I. D., 36 vjeçe, banuese në Durrës dhe A. S., 58 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një agjenci doganore private, pasi i kanë kërkuar shtetasit D. G., 35 vjeç, të paguante një shumë parash në bankë, për t’i bërë zhdoganimin e mjetit, por nuk e kanë zhdoganuar, edhe pse pronari i mjetit i kishte paguar paratë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.