Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T. Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja S. H., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kontrollit mjekësor është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.