Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin F. Ll., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Z. B., 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës.

Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin C. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Velçë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër automatiku dhe 30 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.