Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin S. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tabakinon që ky shtetas administron në lagjen “Hajro Çakërri”, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin Th. K., 43 vjeç, banues në Finiq, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin D. D., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Seksioni i Policisë Rrugore referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin J. K., 28 vjeç, pasi më datë 26.08.2024, duke drejtuar automjetin në rrugën “Skënderbeu”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F. Sh., e cila ka marrë dëmtime të lehta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.